Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër, Donald Trump mbush 70 vjeç

2016-05-29T202131Z_1_LYNXNPEC4S0FK_RTROPTP_4_USA-ELECTION-TRUMP

Ruben Avxhiu

Do ta festojë duke bërë fushatë në North Carolina

 

Udhëheqësi i padiskutueshëm i garës presidenciale në Partinë Republikane do të mbushë nesër 70 vjeç.
Donald Trump duket se nuk do t’i vërë shumë rëndësi përvjetorit edhe për shkak se po hyn në dekadën e jetës kur mosha e udhëheqësve fillon të bëhet faktor negative për një pjesë të votuesve.
Po nga ana tjetër amerikanët kanë duke jetuar më gjatë e duke vonuar pensionin. Sot, 70 vjeç nuk është më një rekord. E megjithatë, nuk është as një element që fushata e miliardierit të pronave të patundshme do të nxjerrë shumë në pah.
Donald Trump do të jetë në North Carolina për të vijuar aty fushatën.
Ai ka qenë qysh dje në qendër të debateve për shkak të lavdërimeve që i kishin ardhur për parashikimin e masakrës në Orlando. Shumica e analistëve politikë e quajtën diçka pa shije lavdërimin e vetes, që masakra ndodhi.
Për më tepër sot, gjatë intervistave që dha, Trump insinuoi që Presidenti Barack Obama nuk e përdor fjalën “islamik terrorizëm” nga që mund të jetë vetë mysliman. Ndonëse Presidenti Obama e ka deklaruar shumë herë se është i krishterë dhe dihet kisha që frekuentonte rregullisht në Chicago.
Po Trump nuk e ka për herë të parë që qarkullon hipoteza e thashetheme të pabaza. Gjatë fushatës ai insinuoi që babai i rivalit të tij republican Ted Cruz, ka qenë i lidhur me njeriun që vrau Presidentin John F Kennedy. Po të tilla ai ka shumë. Disa udhëheqës republikane e kanë këshilluar që të heqë dorë nga teoritë e komplotit dhe të mos ofendojë politikanë pa rëndësi. Mirëpo kandidati republikan nuk ka moshë që ta mësojnë të rinjtë e fushatave dhe mbi të gjitha ka ardhur deri këtu duke bërë çfarë i ka ardhur në mendje e duke thënë   çdo gjë të ndaluar. Nesër ai mbush 70 dekada dhe jeta vetëm sa ka filluar.

Please follow and like us: