Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në Drejtësi, Andi Bejtja shuplakë politikës: Ka shumë propagandë dhe aferë, do mbyllet me arrestimin e 2-3 personave!

  Reforma në Drejtësi, Andi Bejtja shuplakë politikës: Ka shumë propagandë dhe aferë, do mbyllet me arrestimin e 2-3 personave!

 

Analisti Andi Bejtja po flet këtë pasdite në një media për reformën në drejtësi.
Bejtja ka thënë se kjo reformë duhet të bëhet me konsensus, edhe pse ai shprehet pesimist për arritjen e kompromisit mes palëve.
Sipas tij, ka shumë propagandë për reformën në drejtësi, dhe nëse ajo bëhet do mbyllet me arrestimin e 2-3 personave.
“Reforma në drejtësi është e rëndësishme. Një reformë e bërë me trafikim votash është e dëmshme, ndaj është e rënëdishme të gjendet dialogu. Çdo zgjidhje duhet të jetë brenda kornizave të Venecias. Ka shumë propagandë për reformën në drejtësi. Nëse bëhet kjo reformë do përfundojmë me arrestimin e 2-3 personave. Ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë. Është mirë që reforma të bëhet me konsensus, por kompromisi nuk gjendet. Po bëhet një aferë politike”, ka deklaruar Bejtja.
Please follow and like us: