Albspirit

Media/News/Publishing

“Fashion Blogger Day”, për herë të parë në Kosovë

“Fashion Blogger Day” për herë të parë në Kosovë

Për herë të parë në Kosovës do të mbahet “Fashion Blogger Day”, ku do të mbledh dizajnerë të modës, të cilët do të kenë mundësi të paraqesin nga një veshje të tyre në këtë ditë. Organizatori i këtij eventi, Oguzhan Kayikcioglu, si dhe pronar i Agjencionit të Modelimit, “O’Kay Model Agency”  ka thënë se dëshiron të trajtoj dhe mundësoj dimensione të reja  në Kosovë. “Ne jemi duke planifikuar një ngjarje të veçantë, e cila ndodh për herë të parë në Kosovë. “Fashion Blogger Day”  është një ditë e veçantë për të gjithë dizajnerët e modës apo ata që duan të bëhen. Ne kemi 6  dizajnerë të modës nga Kosovës që do të paraqesin nga një veshje e të tyre në këtë ditë, ka thënë Kayikcioglu. Kjo ngjarje do të shoqërohet nga Dj, po ashtu do të marrin pjesë dizajnerë të modës, si dhe modele të Agjencionit “O’Kay Model Agency”. Në fund ka edhe një dhuratë për të gjithë mysafirët që do të marrin pjesë.  Ju mund të regjistroheni nëpërmjet instagramit të Agjencionit “okaymodelagency,  ose në tel + 38649535352.

Please follow and like us: