Albspirit

Media/News/Publishing

Letrat e Audrey Hepburn dalin në ankand

ah

Një numër i konsiderueshëm letrave të shkruara nga Audrey Hepburn, të cilat nuk janë parë kurrë më parë, do të vendosen në ankand në fund të këtij muaji, shkruan BBC. Letrat në fjalë janë shkruar në mes të viteve 1951 dhe 1960, dhe janë të dedikuara për shokun dhe mentorin e saj Sir Felix Aylmer. Në këto shkrime bëhen të ditura detaje nga një dekadë e jetës së Hepburn, të rrugëtimit të saj nga një balerinë në një yll të Hollywood-it. Ndër të tjera në këto letra përmendën prishja e fejesës së saj, martesa, dështimi në shtatzëni dhe lindja e fëmijës së parë. Këto letra pritet të shiten rreth 5,000 euro.

Please follow and like us: