Albspirit

Media/News/Publishing

Rusët bëjnë gërmime arkeologjike edhe në fshatin e Kryeministrit Rama

Nga: Gjergj Thanasi, Tiranë

Në 12 shkurt 2016 SH.T. Karpushkin, Ambasador i Federatës Ruse në Tiranë zhvilloi një viztë pune në qytetin e Vlorës. Në këtë vizitë Ambasadori Karpushkin dhe stafi diplomatik, që e shoqëronte, organizoi një takim me nxënësit maturantë, që synonin të studionin në universitet ruse me bursa të akorduara nga Qeveria Ruse.

Ambasadori organizoi edhe një takim me anëtarë të Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Rusi, Dega e Vlorës. Në këtë takim morën pjesë mësues e pedagogë të gjuhës ruse, një përfaqësues i ministrisë shqiptare të linjës dhe personalitete vlonjate të shkencës e kulturës. Takimi u fokusua krahas intesifikimit të mësimit të rusishtes në Qarkun e Vlorës edhe në mundësinë e zgjerimit të veprimtarive kulturore shqiptaro-ruse. Ambasadori Karpushkin këmbënguli në mundësinë e restaurimit me fonde dhe specialistë rusë të monumenteve të kulturës e të kultit (kisha të besimit ortodoks) si edhe në kryerjen e gërmimeve arkeologjike shqiptaro-ruse në këtë zonë, që është ndër më të pasurat e Shqipërisë përsa i përket arkeologjisë.

Sipas praktikës më të mirë të rusëve shpejt u kalua nga fjalët e projektet në vepra e në realizime konkrete. Ka shumë mundësi që në sezonin veror 2016 në Qarkun e Vlorës të fillojnë ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-ruse, si në fushën e arkeologjisë edhe në atë të resturimit të monumenteve të kulturës. Një nga sitet e mundshme ku do të kryhen gërmime arkeologjike është edhe zona rreth fshatiti të Vunoit në Rivierë.

Kryeministri Rama nga e ëma është vunjotas. Një nisje e tillë nga Vunoi e gërmieve arkeologjike dhe restaurimeve shqiptaro-ruse është shenjë respekti dhe konsiderate e Ambasadës Ruse për Kryeministrin shqiptar.

rus 2 (1)

rus 1 (1)

rusi (1)

Please follow and like us: