Albspirit

Media/News/Publishing

UEFA gjobit Rusinë, e kërcënon me skualifikim


Dhuna midis tifozëve rusë dhe anglezë.

Federata e Futbollit e Rusisë është gjobitur me 168,000 dollarë për shkak të dhunës së tifozëve në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2016, në Francë.

Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka paralajmëruar po ashtu se kombëtarja ruse mund të përjashtohet nga turneu në rast të dhunës së mëtutjeshme.

UEFA ka thënë se skualifikimi do të hyjë në fuqi nëse “incidente të natyrës së ngjashme ndodhin brenda stadiumit” në ndonjërën nga ndeshjet e mbetura të Rusisë.

Rusia luan me Sllovakinë më 15 qershor në Lille.

Tifozët rusë janë përleshur me tifozët anglezë përpara ndeshjes së dy vendeve më 11 qershor në Marsejë.

Së paku 35 veta, shumica britanikë, janë plagosur në përleshje.

Ndeshja Rusi-Angli ka përfunduar me rezultat 1:1.

Zyrtarët francezë kanë thënë se rreth 150 rusë, të përfshirë në përleshje, “kanë qenë jashtëzakonisht mirë të trajnuar” dhe “të përgatitur për veprime ultra të dhunshme”.

Please follow and like us: