Albspirit

Media/News/Publishing

Largohet nga Australia predikuesi islamik që tha se homoseksualët duhet të vriten

Largohet nga Australia predikuesi islamik që tha se homoseksualët duhet të vriten

Predikuesi islamik, i cili kishte thënë se homoseksualët duhet të ekzekutohen, është larguar nga Australia.

BBC njofton se kleriku shiit i lindur në Britani, Sheik Farrokh Sekaleshfar, ka dhënë mësim afër Orlandos, në Florida në prill të këtij viti dhe është cituar gjerësisht pas vrasjes së 49 njerëzve të dielën në një klub nate të homoseksualëve. Ai po vizitonte Australinë si mysafir i imamit të Sidneit në Qendrën Islamike.Raportet e mediave kanë thënë të mërkurën se sheiku Sekaleshfar e ka lënë vendin, pasi kryeministri australian Malcolm Turnbull urdhëroi rishikimin e vizës së tij.

Please follow and like us: