Albspirit

Media/News/Publishing

FRANCË – Ushtritë po robotizohen gjithnjë e më shumë

ee Drona për spiunazh, predha inteligjente, robotë logjistike, fusha e betejës po elektronizohet me shpejtësi marramendëse, luftëtarë dhe blinde që operojnë të lidhur gjithnjë e më shumë në rrjet.

Këto teknologji të reja, që ndryshojnë krejtësisht artin e luftës, janë në zemër të sallonit ndërkombëtar të sigurisë dhe mbrojtjtes “Eurosatory”, i organizuar në Villepinte, pranë Parisit.

Star i sallonit është nano, mikro apo mini droni që ofron një gamë të gjerë asistencash në terren me një obsesion të vetëm, të reduktohet në maksimum rreziku fatal për luftëtarët.

Ushtritë kanë në dispozicion prej disa dekadash dronë taktikë, një lloj avioni pa pilot që i dedikohet mbledhjes së infomracioneve ushtarake madje disa si US Air Force kanë edhe dronë luftues.

Por të gjitha ushtritë po përpiqen të pajisen me “shokë” të vegjël, më të lehtë dhe të manovrueshëm, që të ndihmojnë ushtarët të operojnë në mjedisin ku ndodhen./

 

Please follow and like us: