Albspirit

Media/News/Publishing

Dimensioni i munguar në parlament i “Vetëvendosjes”

 

Suzana Tahiri

Partia më e madhe e opozitës, që kontrollon edhe kryeqendrën e Kosovës, pra formacioni politik “Vetëvendosja” është tashmë një realitet i ri.
Sot në opozitë e nesër ndoshta edhe në qeverisje ajo reflekton shumë cilësi pozitive të partive shqiptare, siç ka edhe disa dobësi që mendojmë se mund të riparohen në të ardhmen.
Konkretisht e kemi fjalën për dimensionin e munguar në Kuvend, për jetën aktive paralamentare, ku ka mjaft hapësira dhe ku ndihmesa e “Vetëvendosjes” mund të jetë më e madhe dhe më gjurmëlënëse.
Një nga dobësitë e saj, siç vërejnë edhe analistët vendas dhe të huaj, është bojkoti i shpeshtë i seancave parlamentare apo aktet e dhunshme që e bëjën Kosovën lajm të parë jo për mirë por për keq.
Përkundër tyre “Vetëvendosja” mund të kontribuonte më shumë me interpelanca të minisitrave të ndryshëm ose të drejtuesve të institucioneve kushtetuese.
Madje ndërmarrja e aksionit politik kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përgjëgjës kryesorë janë në çdo rats qeverisësit, do të ishte më dobiprurës se çdo gjë tjetër.
Edhe raportet me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA, BE dhe kancelaritë perëndimore janë një minus për forcën e tretë më të madhe politike në Kosovë.
Realiteti i ri ndërshqiptar, përpos përpjekjeve të shumë shqiptarëve në kohë të ndryshme, kanë në themel mbështjen e shteteve euro-atlantike ku interesat tona përputhen me ato të tyre.
Pra “Vetëvendosja” mund të vendosë shumë nga jeta parlamentare dhe ridimensionimi i marrëdhënive me ndërkombëtarët.

Please follow and like us: