Albspirit

Media/News/Publishing

Fotot tronditëse nga ngrohja globale: Në Siberi hapet “Porta e Ferrit”

Sipas “Siberian Times”, banorët e Jacuzias kanë frikë të afrohen në këtë humnerë që është hapur pranë qytetit të Batagait. Në fakt, e çara gjigande njihet edhe si “Porta për në Ferr”. E hapur rreth një çerek shekulli më parë, me kalimin e viteve ajo ka arritur përmasa gjigande me një shpejtësi mbresëlënëse. Me një thelëssi prej mbi 100 metrash, e gjatë mbi një kilometër, sipas stidiuesve krijimi i saj lidhet me ndryshimet klimatike dhe sidomos me fenomenin e ngrohjes globale. Rritja e temperaturave ka shakktuar shkrirjen e permafrostës së taigës siberiane (shtresa që ka qenë gjithnjë e ngrirë mbi terren) dhe për rrjedhojë edhe rënien e tokës. Në brendësi të saj paleontologët kanë gjetur eshtrat e një bizonti, të disa kuajve dhe të një mamuthi. Është zbuluar edhe një tjetër kalë i 4.400 vjetëve më parë. Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar. Disa vrima të tjera të mëdha janë hapur në zonat më pranë rrethit polar arktik. Foto: Institute of Applied Ecology of the North, North-East Federal University.

1-824-620x330

98765432

Please follow and like us: