Albspirit

Media/News/Publishing

“Mbreti i mesazheve spam të Facebook-ut” dënohet me burg

fb

Një burrë amerikan që ka dërguar mbi 27 milionë email “spam” ndaj përdoruesve të Facebook-ut është dënuar me dy vite e gjysmë burgim. Sanford Wallance, është quajtur me nofkën “Mbreti i Spam” vitin e kaluar dhe është shpallur fajtor për akuzat federale duke përfshirë këtu mashtrimin dhe përbuzjen kriminale në lidhje me përdorimin e postës elektronike. Wallace, që është nga Las Vegas gjithashtu është gjobitur edhe me 310 mijë dollarë. Këto mesazhe i ishin dërguar përdoruesve të Facebook-ut gjatë viteve 2008 dhe 2008. Një hetim i FBI kishte rezultuar me ndjekje penale ndaj Wallance pasi ai u dorëzua në vitin 2011. “Wallance në mënyrë ilegale ka shfrytëzuar informatat e përdoruesve të Facebook-ut duke përfituar kështu para duke i drejtuar kështu përdoruesit tek disa faqet tjera të internetit”, shkruhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të SHBA-së. Wallace i kishte mashtruar përdoruesit për të vizituar faqe të tjera pasi që kishte fituar qasje në llogaritë e disa përdoruesve të Facebook-ut e më pas i kishte përdorë këto llogari për të dërguar mesazhe “spam” miqve të tyre. Ai kishte fituar shumë para duke i dërguar këta përdorues në këto destinacione dhe i kishte ruajtur këto e-mail dhe fjalëkalimet e tyre për të vazhduar dërgimin e mesazhve “spam”.

Please follow and like us: