Albspirit

Media/News/Publishing

Pollo: Pse nuk prononcohet PS për rastin e Rroshit

Në një shënim me titull “Kur heshtja është më e keqe se skandali”, deputeti Genc Pollo ka tërhequr vëmendjen ndaj heshtjes me të cilën përcillet nga strukturat e PS cështja e Ervin Rroshit. Pollo thotë se ka një përpjekje për ta heshtura si cështje.

“Ndërkohë ka ndodhur episodi i fundit i skandalit EEE Roshi (E e tretë për Enverin) me dorëheqje, pastaj tërheqje, pastaj arrestim në qeli e më pas në shtëpi. E vetmja gjë që Edi Rama ka thënë është që Roshi të përballet me drejtësinë. Përballjen me të e pamë bashkë me presionet ndaj saj. Por a mundet një parti e madhe, e për më tepër në pushtet, të kridhet në heshtje e abstinecë verbale kur një figurë e spikatur e saj si EEE Roshi, dy herë i kandiduar prej saj ekspozohet me zullumet e tij në këtë farë feje. A nuk do të ishte normale që një kryetar a zëdhënës i PS Kavajë, të distancohej nga Roshi? Të dënonte krimet e tij e ti kërkonte dorëheqjen si kryebashkiak duke e iniciuar njëkohësisht pezullimin a anullimin e anëtarësisë partiake. Apo, në rastin tjetër, ti dilte për zot e të thoshte se akuzat janë shpifje e thashetheme të opozitës, prokurorisë e policive euroamerikane dhe se ata e mbështesin EEE Roshin madje krenohen me qytetarin e parë kavajas. Por të pozicionohen ama! Nëse nuk kanë shpatulla ta mbajnë këtë barrë socrilindistët e qytetit lipset që të reagojë dikush në selinë qendrore të PS, Rama a një zëdhënës i tij”, deklaron deputeti i PD, Genc Pollo.

Please follow and like us: