Albspirit

Media/News/Publishing

Selim Belortaja: Quo vadis libri dhe leximi?

Libri dhe leximi. Duam s’duam, kjo pyetje po na vjen rrotull: a mos…kaq e pat dhe…zanati i shkrimtarit!?
Pse shkrimtarët sot nuk po kanë ndonjë sukses shkëlqyes? (se që nuk kanë, nuk kanë -kjo duket!!). Pse festimi për ta mbaron…ditën e panairit?! Pse të nesërmen…as që flitet fare për romanin e bukur e talentin e madh?! Pse gazetat s’gjejnë 1 cm2 për shqyrtim letrar? Pse studiot…as që e llogarisin? Pse edhe unë tani po bëhem i mërzitshëm duke fol’ për këtë temë?! Fakt është që suksesi i produktit letrar, përfundimisht, nuk po përcaktohet as nga talenti i autorëve. Faktori i parë është …”uria” e publikut për këtë tip produkti. Pastaj vjen…përzgjedhja e më të mirëve. Vetë procesi përzgjedhës s’është veçse rrjedhojë e …interesit. S’janë më pak të zot autorët sot nga ata të dekadave të kaluara. Po pse pra pse atëhere, autori letrar është i fundit që i bie të ulet në podiume të preferuarish?!! (përveç “begenisjes” së … Çanit)!! Po sepse…mungon “URIA” letrare! Ka kohë që unë për vete s’takoj njeri vërtet të uritur…për libra!! As vetë s’jam aq “i uritur” sa dikur. Unë them se kërkesa reale për konsum lexues të librit, është…minimale. Shumica e arkave me libra që qarkullon tregu -nuk përfundojnë fare në lexim. Thjesht…qarkullojnë. Mbushin dollapët. Qëmoti njerezit sidomos nxënësit, studentët, nepunësat, të shkolluarit -por edhe te pashkolluarit, sapo takonin njeri -tjetrin, flisnin patjetër edhe …për librat. Të dashurit dhe të dashuruarit…dhuronin libra. Në ditlindje…çoheshin libra. Madje edhe të sëmurëve bashkë me komposton u dhurohen a huazohej ndonjë…libër! Dhe ai i gëzohej shumë më tepër se sa …kompostos!!..Megjithatë e pranoj, konkluzionet për këtë punë duhen paraprirë nga ca vëzhgime, më te bazuara…! Por kujdes. Vezhgimet duhen pak me te thella, psiko-sociale dhe jo thjesht …numura e kilogram librash te shitur apo të …autografuar!!

Please follow and like us: