Albspirit

Media/News/Publishing

Testohet Li – Fi, interneti 100 herë më i shpejtë se Wi – Fi

led

Muajt në vijim, bëhuni gati për të dëgjuar shumë më shumë për Li – Fi, teknologjinë e re të internetit me valë, që transmeton të dhëna me shpejtësi tepër të lartë, falë përdorimit të dritës së dukshme të komunikimit (VLC).

Teksa në fillim të këtij viti, shkencëtarët arritën një shpejtësi prej 224 gigabits për sekondë në laborator duke përdorur Li – Fi, potenciali i kësaj teknologjie për të ndryshuar gjithçka, sa i përket mënyrës sesi e përdorim internetin, duket se është tepër e madhe.

Tashmë, për herë të parë ekspertët e kanë testuar Li – Fi jashtë laboratorit, duke e provuar në zyra dhe ambiente industriale në Tallinn të Estonisë dhe raportojnë se kanë arritur një shprëndarje prej 1 GB për sekondë, 100 herë më e shpejtë se mesatarja aktuale e shpejtësisë së Wi – Fi.

Li – Fi u shpik nga Harald Haas, nga Universiteti i Edinburg –ut në Skoci, në vitin 2011, kur demostroi për herë të parë se duke dridhur dritën e një LED – i të vetëm, mund të përçonte shumë më shumë të dhëna sesa një antenë të telefonisë celulare.

Please follow and like us: