Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa më 9 gusht vjen në Prishtinë

 

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila është duke prekur majat me sukseset e saja, shumë shpejt do të jetë edhe në Kosovë.

Dua Lipa, ka vendosur që edhe Prishtina të jetë në rangun e qyteteve që këtë verë do të kenë kënaqësinë ta dëgjojnë Dua Lipën live, gjë që na bënë të ndihemi shumë krenar. Lipa po planifikon të mbajë një koncert më 9 gusht. Lajmi është konfirmuar nga vet këngëtarja me një postim në Facebook.

Koncerti do të mbahen në parkun nacional “Gërmia”. Dukagjin Lipa, mendohet se do të jetë edhe organizator i këtij koncerti, bashkë me agjencinë e marketingut Republika Communication.

Please follow and like us: