Albspirit

Media/News/Publishing

“Facebook”, opsioni i ri për të dëshpëruarit

facok

“Facebook” do të kthehet në rrjetin ku njerëzit do të mund të shprehin depresionin apo thirrjen për ndihmë. Me shpresën për të ndihmuar këta njerëz, “Facebook” ka përditësuar faqen e saj, duke shtuar një opsion “ Flit me dikë”, për të parandaluar vetëvrasjen apo gjendjet negative që përjetoni, duke e vënë në dispozicion në gjithë botën.

fac

Kjo metodë do të lejojë përdoruesit për të klikuar sa më shpejt dhe lehtë opsionin “flit me dikë”, i cili do të nënkuptojë që ju ndiheni të dëshpëruar. Ky simbol do të marrë vëmendje për të gjithë përdoruesit të cilët do të mund të flasin me një profesionist të shëndetit mendor online.

fac3

Nëse statusi raportohet, përdoruesit do të marrin një mesazh privat duke thënë: “Dikush e pa statusin tuaj dhe mendon që ju po kaloni një kohë të vështirë. Nëse kërkoni mbështetje, në duam të të ndihmojmë”.

fac2

Ky mesazh do t’ju sugjerojë që ju të kontaktoni me një mik “ndihmës online” për të lexuar këshilla duke marrë mbështetje. Në një njoftim për shtyp, një anëtar i ekipit të Facebook ka thënë: “Ne jemi ekip që punojmë për të gjithë botën, 24 orë në 7 ditë të javës, do të jemi të vëmendshëm për të kapur statusin tuaj dhe raportet që do të na vijnë kur ju të ndiheni të rënë moralisht”. Opsioni i ri është zhvilluar në bashkëpunim me Organizatat e Shëndetit Mendor, “Lifeline” dhe “Save.org”.

Please follow and like us: