Albspirit

Media/News/Publishing

Rizbulimi i britanikut që e fshehu Shqipëria komuniste

Aubrey Herbert_Albania’s Greatest Friend

Londër, 18 qershor 2016 – Në “Albania’s Greatest Friend”, Bejtullah Destani dhe Jason Tomes, kanë gërshetuar ditarët dhe dokumentet prej vitit 1904 deri më 1923 të udhëpërshkruesit, deputetit dhe diplomatit Aubrey Herbert në një vëllim të vetëm.

Herberti kishte mbetur pa të drejtë jashtë narracionit zyrtar historik, të sanksionuar të Shqipërisë nën regjimin e Enver Hoxhës, andaj qëllimi i librit është që autorit t’i kthehet nami i merituar si avokat britanik i kauzës kombëtare shqiptare – si “çifligar, aristokrat dhe konservator”, shkruan sot Koha Ditore.

Si kombi dhe populli për kauzën e të cilën ishte flamurtar, Aubrey Nigel Henry Molneyx Herbert mbetet figurë relativisht e panjohur historike, jeta e të cilit ka mbetur në hije të sojit të tij dhe të të njohurve të tjerë. Lindur në një familje të kamur aristokrate më 1880, vëllai i tij më i madh prej anës së babait, George Herbert, kishte zbuluar dhe hapur bujshëm varrin e Tutankhamunit me Howrd Carterin më 1922, derisa motra e tij më e vogël, Laura, ishte martuar me autorin Evelyn Wugh më 1937.

Duke shërbyer si diplomat, oficer i inteligjencës ushtarake dhe si deputet konservator nga vitit 1911 deri në vdekje, në rrethin e miqve të afërt të profilit të lartë të Aubrey Herbertit bënin pjesë edhe T. E. Laurence, Raymond Asquith, Hilaire Belloc dhe autori John Buchan. (r.m.)

Please follow and like us: