Albspirit

Media/News/Publishing

70 deputetë kundër “drejtësisë” pa konsensus

Llogaritë e votave në kuvend e bëjnë të pamundur votimin e nismës së socialistëve për votimin e paketës kushtetuese. Pas LSI-së edhe Vangjel Dule e Nard Ndoka thanë se nuk ka reformë në drejtësi pa opozitën.

Edhe pse me dy lëvizje të njëpasnjëshme socialistët po tregojnë vullnetin e tyer për ta miratuar shpejt reformën në drejtësi, pa konsensusin e opozitës ato praktikisht po dëshmohen si lëvizje boshe.
Aktualisht socialistët nuk mbledhin dot 94 vota për të miratuar paketën kushtetuese.
Përveç koalicionit opozitar; janë rreth 20 deputetë të LSI-së që përmes deklaratave zyrtare të drejtuesve të saj kërkojnë reformë me konsensus, ndërkohë që për votim konsensual u shpreh edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule
Të shtunën demokristianët që llogaritin veten me tre deputetë në Kuvend mbajtën një qëndrim të hapur pro atij të opozitës.
Në një deklaratë zyrtare që ngjante më atë të kryerepublikanit Mediu, partia e nard Ndokës, e cila që paara zgjedhjeve të fundit vendore nuk ishte në krah të Lulzim Bashës flet me gjuhën e tij, kur e quan provokim depozitimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese nga shumica.
“Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme. Partia Demokristiane kërkon, që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar Z.Rama, respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias dhe çlirimin nga komplekset politike… Reformë në drejtesi pa opozitën nuk mund të ketë, tendenca për votim të njëanshëm është e rrezikshme për standardet që pretendojmë”.
Me një llogari të thjeshtë votash në Parlamentin me 140 deputetë, 70 prej tyre kërkojnë kompromis për reformën në drejtësi, duke i lënë kështu në pritje nismat e shumicës.
Please follow and like us: