Albspirit

Media/News/Publishing

Kavajë, plagoset rëndë një person, autori ikën në drejtim të paditur

Disa të shtëna me armë ditën e sotme në Golem, afër kompleksit turistik, “Xixa” kanë përfunduar me plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35.
I plagosuri është identifikuar me inicialet A. Ç. 24 vjeç dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit. Policia është në vendngjarje.
Ndërkohë si autor i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim Ladjen Kadilli, 23 vjeç.
Këta dy shtetas kanë qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç.
Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.
Please follow and like us: