Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova, në pritje të fitores së Shqipërisë

-Të gjithë në sheshin “Skënderbej” t’a shikojmë bashkë ndeshjen-

ndeshja-780x439Sonte, në orën 21:00 është ndeshja e kombëtares së Shqipërisë kundër asaj të Rumanisë, e cila do të transmetohet edhe në sheshin Skenderbeu nga Prishtina Football Fest.

Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të dy ekipet në kualifikimet e kampionatit evropian, pasi të dy ekipeve ju duhet medoemos një fitore e thellë që të mund të vazhdojnë më tutje.

Tifozët e kombëtares do ta presin me padurim një fitore nga dëshira e flaktë për tu kualifikuar më tutje.

Humbësi i kësaj ndeshje kthehet në shtëpi, kjo edhe i bënë të dy ekipet shumë më luftarake se ndonjëherë tjetër.

Këtu në Prishtina Football Fest, KD Events ka përgaditur një natë speciale për nderë të të gjithë tifozëve që do të marrin pjesë sidomos gjatë intonimit të Himnit Kombetarë, ku në ora 19:45 do të fillojmë me një koncertë të madhë kulturorë nga këngetari i madhe Ilir Shaqiri vazhdon me grupin artistik Vlorë, grupi i valltarëve nga Kukësi, dhe grupi i valltareve Dardania- Tropojë, si dhe këngetarja Ermira Babaliu të mundësuara këto nga Shkëlqesia e tij Z. Qemal MINXHOZI, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Qëllimi është të bëjmë një festë madhështorë për tifozët e flakët shqiptarë nga të gjitha anët e botës, duke shpresuar në fitorën e shumëpritur të kombëtares.
Kombëtarja shqiptare u pret. Sheshi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Prishtinë është rregulluar enkas për këtë ngjarje. Është vetëm një kombëtare shqiptare, është vetëm një flamur me shqiponjë, është vetëm një himn “Rreth flamurit të përbashkuar…” ku presim që të fitojmë, ku do të bëhet historia, që s’do ta harroni për jetë, që do t’ua tregoni edhe nipave e stërnipave. Kombëtarja u pret….

Prishtina Football Fest, është organizuar nga KD Events&Communications, dhe mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, deri më 10 korrik 2016.

 

Please follow and like us: