Shkrimtarja kanadeze Margaret Atwood ka fituar çmimin letrar që e ndan PEN Qendra në Amerikë.

 

Atwood, një prej shkrimtareve më në zë aktualisht, thotë se është e nderuar që fiton çmim për letërsinë e saj, aktivizmin politik si dhe faktin që u jep zë me anë të penës së saj zërave që nuk mund të dëgjohen.

Çmimi PEN është themeluar para shtatë vitesh, për të kujtuar dramaturgun Harold Pinter, ndërsa ndahen për shkrimtarët që kanë një vendosmëri intelektuale.

Atwood do ta pranojë çmimin gjatë muajit tetor. Atwood njihet për novelat “Surfacing”, “The Penelopiad”, “The Year of the Flood” etj