Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalesat e Facebook

Çka iu ndalon Facebook-u?

Standardet e komunitetit të Facebook janë thyer në 8 kategori duke përfshirë këtu sulmet në fytyrat publike, ngacmimet, përqeshjet dhe dhunën seksuale

Në fillim të javës është xhiruar vdekja e 18 vjeçarit nga Chicago direkt në Facebook. Për një moment viktima ishte me shokët e tij duke u shfaqur live në Facebook. Pas këtij momenti pasojnë zhurma e armës dhe britmat. Ai është xhiruar të mërkurën mbrëma dhe akoma Facebook nuk e ka larguar videon nga platforma e saj. Kjo ngjarje e ngrit dilemën, se pse nuk e kanë larguar?

Bazuar nga Facebook, video-ja nuk i shkel standardet e saj të komunitetit, sepse nuk e beson se video-ja e shpërndanë dhunën. Ajo konsiderohet se bjen në një kategori të ndryshme: Ngritja e vetëdijes. Në vend se t’i heqin ato lloje të videove, ato janë të shënuara me një paralajmërim  për përdoruesit, transmeton 21Media.

Kur një simpatizant i ISIS-it ka vrarë një komandant të policisë drejtëpërdrejtë para disa javëve ajo video është larguar.

Standardet e komunitetit të Facebook janë thyer në 8 kategori duke përfshirë këtu sulmet në fytyrat publike, ngacmimet, përqeshjet dhe dhunën seksuale.

Facebook i lejon zhveshjet në vizatime, skulptura dhe artet e tjera të nudizmit. Mirëpo ka një vijë kategorike të ndalimit të shfaqjes së narkotikëve, marihuanës, kokainës etj.

Please follow and like us: