Albspirit

Media/News/Publishing

Shtatorja e Nënë Terezës vendoset në Gjermani

nene tereza ne gjermaniFigura e Nënë Terezës e shkrirë në bronz tashmë gjendet edhe në Pfaffenhofen të Gjermanisë. Është Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” ajo e cila është kujdesur që figura e të madhes Tereza të vendoset edhe atje.

Kjo shoqatë kanë organizuar edhe një ceremoni të veçantë për zbulimin e figurës së Nënës Terezë të shkrirë në bronz. Ceremonia është mbajtur në Pfaffenhofen.

Ndërsa me 4 shtator 2016  Nënë Tereza do të shenjtërohet 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali II-të. Gjatë ceremonisë pritet që në Romë të mbërrijnë 300 mijë pelegrinë.

*Fotografitë i kanë dërguar në TV Klan Kosova kosovarët që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme në Gjermani, për të marrë pjesë në inaugurimin e figurës së Nënë Terezës.

Please follow and like us: