Albspirit

Media/News/Publishing

Mali i Zi, do tërhiqet fjalori i kontestuar

  • Ali Salaj

Akademia e Shkencës dhe Arteve e Malit të Zi ka paralajmëruar tërheqjen dhe ndryshimin e disa pjesëve kontestuese të fjalorit që shkaktuan reagime të ashpra në opinionin vendor. Ky paralajmërim pason Letrën e hapur të 114 intelektualëve nga Mali i Zi, në mesin e të cilëve gjenden edhe dhjetëra shqiptarë, të cilët kërkuan tërheqjen e fjalorit dhe kërkim falje ndaj qytetarëve. Fjalori i sapobotuar i Akademisë malazeze ka shkaktuar reagime për mënyrën se si janë përcaktuar shqiptarët në Mal të Zi duke përplasur politikanë, historianë e gjuhëtarë.

Please follow and like us: