Albspirit

Media/News/Publishing

Rishqyrtimi i Luftërave të Ballkanit

Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë të Ballkanit që u zhvilluan mes viteve 1912-1913 të gjithë myslimanët e rajonit përjetuan një mizori tragjike.

 

Rishqyrtimi i Luftërave të Ballkanit

Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë të Ballkanit që u zhvilluan mes viteve 1912-1913 të gjithë myslimanët e rajonit përjetuan një mizori tragjike. Myslimanët e mbetur në territoret prej ku u tërhoq Perandoria Osmane ishin të pafuqishëm dhe u detyruan të jetojnë në mëshirë të udhëheqësve të vendeve ku jetonin. Sipas të dhënave të Justin McCarthy në luftërat e Ballkanit kanë vdekur 632.408 myslimanë, ndërsa 812.771 të tjerë u detyruan në shpërngulje. Si rezultat i kësaj numri i myslimanëve të mbetur në Ballkan pas luftërave ishte ulur në nivel për 62%. Edhe pse nga Luftërat e Ballkanit të zhvilluara në vitet 1912 dhe 1913 kanë kaluar më shumë se një shekull vendet e rajonit vazhdojnë të neglizhojnë këtë realitet dhe të flasin gjëra të ndryshme rreth luftërave në fjalë.

Kur bëhet fjalë për historinë e Ballkanit intelektualët e këtij rajoni pajtohen në shumë pak gjëra dhe besojnë në realitete të ndryshme në përgjithësi. Është e qartë se edhe historianët e Ballkanit nuk arrijnë të marrin një qëndrim të përbashkët rreth Luftërave të Ballkanit. Kur bëhet fjalë për arsye mund të themi se Luftërat e Ballkanit kanë kuptime të ndryshme për kombe të ndryshme.

Sipas disave këto luftëra kanë qenë lufta heroike dhe çlirimtare, për disa të tjerë ato shkaktuan copëtimin e vendit dhe humbje të territoreve dhe sipas të tjerëve ato kanë qenë mizori dhe spastrim etnik. Për shembull nga aspekti i serbëve Luftërat e Ballkanit kanë domethënien e çlirimit të Kosovës, ndërsa nga aspekti i shqiptarëve pushtimi i Kosovës nga ana e serbëve. Luftërat e Ballkanit për Serbinë, Greqinë dhe Malin e Zi kanë qenë një kulm për programin e politikës së tyre kombëtare, ndërkaq për Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë, Luftërat e Ballkanit sollën edhe copëtimin e territoreve të tyre.

Në përgjithësi kur organizohet ndonjë aktivitet në lidhje me Luftërat e  Ballkanit të viteve 1912 dhe 1913 në ndonjë vend atëherë bëhen kritika se roli i atij vendi në këto luftëra tregohet si më pozitiv ndërsa i të tjerëve më negativ. Në anën tjetër rrethet nacionaliste në vendet e Ballkanit kërkojnë që ceremonitë e kremtimit të përvjetorit të këtyre luftërave të jenë më realiste. Si për shembull në mesin e serbëve ka të tillë të cilët kërkojnë që të theksohet fitorja e Serbisë në këto luftëra. Në mënyrë të ngjashme edhe në Turqi ka prej atyre që kërkojnë që Luftërat e Ballkanit të përkujtohen për nga mizoritë e bëra ndaj myslimanëve dhe turqve. Si përfundim edhe aktivitetet më qëllim mira në lidhje me Luftërat e Ballkanit bëhen shkak i disa polemikave nacionaliste në rajon.

Edhe pse palët e ndryshme kanë arsyetime të llojllojshme në lidhje me Luftërat e Ballkanit askush nuk mund ta mohojë këtë realitet themelorë: ‘Vendet e Ballkanit në mënyrë të shpejtë arritën në marrëveshje në shpalljen e luftës kundër udhëheqjes osmane. Mirëpo nuk arritën në marrëveshje kur duhet ti japin fund luftës dhe kjo është arsyeja kryesore e shpërthimit të Luftës së Dytë të Ballkanit’. Me mendimin se pushtimi i më shumë territoreve është më i mirë, vendet e Ballkanit pothuajse vrapuan drejtë realizimit të ëndrrave të vendeve më të gjera të themeluara në periudhën mesjetare.

Një nga keqkuptimet kryesore të atyre të cilët arritën ti zgjerojnë territoret e tyre, ishte mendimi se territoret e pushtuara u takojnë kombit të tyre. Sepse në territoret e pushtuara me shekuj jetonin së bashku njerëzit me identitete të ndryshme etnike dhe fetare. Për shkak të neglizhimit të këtij realiteti në Ballkan deri në një të kaluar të afërt ka patur probleme të ndryshme. Kështu që kufijtë politik pas Luftërave të Ballkanit nuk përputheshin me kufijtë etnik. Një numër i madh i njerëzve që ishin më të shumtë në numër se sa banorët e atij vendi vazhdonin të qëndronin brenda kufijve të vendeve fqinje. Kjo gjendje bëri që gjatë viteve të ardhshme në rajonin e Ballkanit të jetohen luftërat e reja.

Para 104 vitesh popujt e Ballkanit ishin në një udhëkryq. Ata ishin të detyruar për të marr vendime jetike për pavarësimin e tyre. Është e habitshme që edhe sot 100 vite pas Luftërave të Ballkanit disa vende të këtij rajoni veten ende e shohin në atë udhëkryq kur duhen të jepen vendimet e rëndësishme. Më e keqja është që vendet e Ballkanit edhe pas një shekulli nuk thonë dhe nuk mund të mbajnë qëndrim të përbashkët mbi problemet ekzistuese. Për këtë arsye zhvillimet në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë të paraqesin një kërcënim për tronditjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Prandaj bashkëpunimi rajonal do të mund të jetë një rrugëdalje nga situata e tillë. Mirëpo duke e bërë këtë është e nevojshme që banorët e rajonit të shikojnë në të ardhmen duke mos u kthyer shumë nga e kaluara. Në anën tjetër duhet të marrin parasysh edhe mendimet e të tjerëve gjatë shkrimit të historisë së Ballkanit. Sepse në të kundërtën nga Luftërat e Ballkanit nuk do të mund të nxjerrim mësime pa patur një shpjegim më objektiv.

Autor: Dr. Erhan Turbedar

Please follow and like us: