Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti i Shkupit shpall konkursin për 2016/17, 10.535 vende të lira

Universiteti i Shkupit shpall konkursin për 2016/17, 10.535 vende të lira

Universiteti publik i Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi” sot e shpalli Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2016/2017. Sipas konkursit, për të gjitha programet studentore në fakultetet brenda Universitetit të Shkupit ka gjithsej 10.535 vende të lira.
Prej tyre 6.606 janë për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 2.819 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.110 vende për studentë me korrespondencë. Si edhe në vitet e kaluara, kompensimi për studentë të rregullt është 200 euro respektivisht 100 euro për programe studimore të disperzuara, ndërsa shuma për studime me kofinancim është prej 100 deri në 400 euro.
Paraqitja e kandidatëve në afatin e parë të regjistrimit është më 18 dhe 19 gusht. Afati i dytë është më 5 shtator, ndërsa në fakultetet ku do të mbesin vende të lira do të ketë edhe afat të tretë më 15 shtator, kur edhe fillon viti i ri akademik.
Please follow and like us: