Albspirit

Media/News/Publishing

Ëndrra Kovaçi: Sfida e çdo femre për të qenë e bukur dhe e mençur!

 

Rrëfimi i panjohur  i  “Miss Inteligjenca” dhe “Miss World Albania 2016”

 

Ëndrra Kovaçi: Sfida e çdo femre për të qenë e bukur dhe e mençur!

 

“Miss Inteligjenca” dhe “Miss World Albania 2016” në një rrëfim të fundit për mediat tregon se si i ka hyrë rrugës së konkurrimit të bukurisë, por edhe për ambiciet që ajo ka për shkollimin e mëtejshëm dhe sfidën për të ecur vetë në jetë

 

Kur ka lindur pasioni juaj për t’u marrë me konkurrimet e bukurisë?

 

Natyrisht që ka ndodhur shumë shpejt sesa pjesëmarrja në një konkurs bukurie. Ka qenë një pasion i brendshëm, brenda meje, që më ka tërhequr vazhdimisht dhe që më në fund m’u bë realitet. Çdo ditë në vendin tonë has me agjenci modelingu dhe vajza që përgjithësisht bëjnë pjesë në to, janë shumë vërtet. Mendoj se pa një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme edhe tregu i modelingut do të jetë në vazhdim i vakët dhe ende shume i ngushtë, sepse konsiderohet si luks.

 

A ofron shumë mundësi Shqipëria për modeling?

 

Shqipëria nuk të ofron mundësi në shumë fusha, jo veç në modeling dhe arsyeja kryesore mendoj se është moszhvillimi i potencialeve vendore e kombëtare.

 

Kur daton konkurrimi i parë dhe si do ta cilësosh atë?

Sfilata e parë ka qenë në kohën që unë u bëra pjesë e konkursit “Miss Universe Albania 2016”. Ka qenë shumë e vështirë, pasi hera e parë për këdo e tillë është. Unë kisha shkuar atje të mësoja rreth modelingut dhe sfilatave, pra për një botë që po më josh gjithnjë e më shumë. Mbaj mend se gjatë provave merrja shumë kritika, pasi isha shumë e ngrirë shkak ky edhe i tipit tim serioz. Gjithsesi vetëm dëgjoja dhe përpiqesha të përmirësohesha sepse unë e di që më duhet akoma shume punë që të krijoj lirshmëri me kamerat. Tek konkurrimi i bukurosheve isha mes shumë vajzash që kishin përvojë në modeling, por më ngushëllonte fakti që kishte edhe konkurrente që merrnin pjesë për herë të parë në sfilata dhe konkurs bukurie.

 

A keni ndonjë preferencë për veshjet?

Veshjet e mia të preferuara janë ato sportive për vetë faktin se jam studente, por gjithmonë kujdesem t’i përshtatem mjedisit që frekuentoj.

 

A keni ambicie për të ecur në jetë?

 

Ambiciet e mia u përshtaten objektivave afatshkurtra që vendos. Fillimisht dua të përfundoj me sukses studimet në degën Financë, pranë fakultetit të Ekonomisë, pasi jam në përfundimet e nivelit Bachelor dhe të përgatitem për “Miss World 2016” që do të mbahet në këtë fundvit ne Angli. Gjithashtu sivjet pres të filloj studimet Master Shkencor në degën Informatikë Ekonomike pranë Universitetit Europian të Tiranës, i cili më akordoi bursë studimi ngaqë fitova edhe çmimin “Miss Inteligjenca” në këtë kompeticion.

 

Mendoni se puna në të ardhmen do të jetë e sigurtë?

Shpresoj që mos ta kem të vështirë punësimin në profesionin tim si financiere.

 

Si do ta përkufizonit ju dashurinë?

I quaj me fat ata njerëz që ushqejnë dashuri reciproke për njeri-tjetrin dhe nuk mund të them më shumë për diçka që ende nuk e kam provuar.

 

Po raportet me librin, cilat janë?

Lexoj jo vetëm gjatë pushimeve, por edhe kur gjej kohë të lirë lexoj. Përveç literaturës shkollore kam lexuar kolonën e botimeve “Plejad” me vëllimet 50 ide ekonomike, politike, filozofike, psikologjike. Më tërheq Konfuci, Donald Trump me “Rruga drejt majës”. Nga letërsia kam lexuar Tolstoin, Zvajgun, Dostojevskin, Bokaçion dhe Gollsuorthin. Lexoj me dëshirë Kadarenë, Kongolin, por më tërheqin edhe poezitë e Xh. Spahiut, F. Arapit dhe M. Ahmetit, kjo falë edhe ndikimit familjar, por për t’u çlodhur gjatë stinës së verës shfletoj edhe romane të lehta e komerciale.

 

 

Please follow and like us: