Ardit Gjebrea: Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur fëmijën?
Ardit Gjebrea eshte revoltuar nga rasi i publikuar mbremjen e djeshme ku edukatorja dhe pronarja e nje kopeshti privat dhunoi mizorisht nje femije te vogel 3-vjecar.
Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç?- pyet Arditi ne FB.
Ai me tej shprehet: Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe?
Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?
Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente. Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!