Albspirit

Media/News/Publishing

“Russia Today” bën autogol, transmeton prova të bombave thërrmuese në Siri

Televizioni shtetëror rus, “Russia Today” (RT), transmetoi gabimisht prova të hedhjes së bombave thërrmuese nga avionët luftarakë të Rusisë me mision në Siri.

 

“Russia Today” bën autogol, transmeton prova të bombave thërrmuese në Siri

Televizioni shtetëror rus, “Russia Today” (RT), transmetoi gabimisht prova të hedhjes së bombave thërrmuese nga avionët luftarakë të Rusisë me mision në Siri.

Kanali informativ rus, “RT”, përgatiti një lajm të posaçëm në lidhje me vizitën, që ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, realizoi më 18 qershor në Bazën Ajrore Hmeymim, në juglindje të qytetit sirian të Latakias. Në detaje të lajmit paraqiteshin filmime nga inspektimet e ministrit Shoygu në këtë bazë ajrore dhe nga përgatitjet e avionëve luftarakë rusë, që marrin pjesë në operacione ajrore.

Njëra nga pamjet tregon qartë një avion rus të ngarkuar me 5 bomba thërrmuese të tipit RBK-500 ZAB 2.5SM. Menjëherë pasi kuptuan se mediat sociale po tronditeshin nga filmimet e vetë televizionit shtetëror rus, që kishin cilësinë e provave të përdorimit të bombave thërrmuese gjatë operacioneve ajrore të Rusisë në Siri, autoritetet e kanalit “RT” fshinë urgjentisht pamjet nga kanali i tyre zyrtar në “Youtube” dhe publikuan një tjetër video të cunguar nga 5 sekondat, ku shfaqeshin bombat thërrmuese.

Avionët luftarakë rusë hedhin bomba fosfori, vakumi dhe thërrmuese në zonat e kontrolluara nga opozitarët në Halep, si dhe organizojnë sulme ajrore duke marrë në shënjestër shkollat, spitalet, qendrat e mbrojtjes civile dhe tregjet në qendër të qytetit.

Rusia është bërë edhe më parë lajm e objekt diskutimesh në lidhje me përdorimin e bombave thërrmuese në Siri, madje Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International – AI) kishte publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar edhe një raport për këtë çështje.

Megjithatë këto pretendime ishin refuzuar prerazi nga Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse.

Please follow and like us: