Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëncëtarët zbulojnë çfarë i shkakton dhimbjet e ciklit

menstrual-cikel-ngercet-femer-dhimbje

Shkëncëtarët kanë arritur të zbulojnë përse femrat kanë dhimbje të forta gjatë ciklit, duke i dhënë kështu për herë të parë një përgjigje kësaj pyetjeje.

Ekspertët sugjerojnë se arsyeja fshihet pas një inflamacioni akut, që shkaktohet nga proteina e quajtur C – reactive (CRP). Kjo tregon se mënyra më e mirë për të luftuar këto dhimbje është me anë të përdorimit të ilaçeve anti – inflamatore.

Studimi, që u publikua në revistën “Women’s Health”, mori në vëzhgim 3302 femra nga ku u dallua se prezenca e kësaj proteine, lidhej me dhimbjet e forta menstuale.

Autorët e këtij studimi sugjerojnë se: “Simptomat premenstruale të luhatjeve të humorit, dhimbjet e barkut, të mesit, oreksi, shtimi në peshë dhe dhimbja e gjoksit, por jo ajo e kokës, lidhen me një nivel të konsiderueshëm të proteinës CRP, përgjegjëse për inflamacionin”.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se faktorët e lidhur me çdo simptomë premenstruale janë kompleksë, duke sugjeruar se ekzistojnë mekanizma të ndryshëm që shkaktojnë disa simptoma.

Sipas ekspertëve, një ndër mënyrat për të parandaluar dhimbjet gjatë ciklit është që të evitohen sa më shumë sjellje që shkaktojnë inflamacion dhe përdorimi i ilaçeve anti – inflamatore, shkruan tvklan. Rreth 80 përqind e femrave kanë simptoma premenstruale, si dhe dhimbje të forta gjatë ciklit.

Në Shkurt, Profesori John Guillebaud, nga Universiteti i Londrës rihapi debatin për cilësinë e punës shkencore sa i përket dhimbjeve menstruale, pasi deklaroi se këto dhimbje janë po aq të forta “sa ato të një sulmi në zemër”.

 

Please follow and like us: