Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen Rikja: Largohuni prej meje!

Ish-banorja e Big Brother, e dalluar si tifozja më seksi në ndeshjen Francë – Shqipëri duket se nuk po e përjeton mirë faktin e të qenit në qendër të vëmendjes. Bukuroshja nga Durrësi, Rike Roçi duket e nervozuar me gjithë ata që e kanë komentuar, por mbi të gjitha komplimentuar, pas paraqitjes provokuese me gjoksin jashtë në shkallët e stadiumit të Marsejës.

“A e dini çfarë më nervozon më shumë? Kur unë isha në një moment të vështirë pasi babi im ndërroi jetë, shumë pak miq më qëndruan pranë dhe më ndihmuan të kaloja dhimbjen dhe më shprehen ngushëllimet.

Ndërsa tani, të gjithë dëshirojnë të jenë miqtë e mi e të dalin me mua. Por kam diçka për t’ju thënë: As nuk më intereson fama në internet sepse është njësoj si të jesh e pasur në lojën ‘Monopoly’, kështu që, miq fallco largohuni prej meje!”- shkruan Rikja në profilin e saj në facebook.

Please follow and like us: