Albspirit

Media/News/Publishing

Të gjithë gazetarët me portale

Të gjithë gazetarët me portale

“Sëmundja” e portaleve i zuri te gjithë gazetarët e vjetër, të cilët kanë hapur një të tillë, ku kryesisht kanë informacione politike, aktualiteti dhe kronikë.

Armando Shkullaku dhe Andi Bushati ishin të parët nga gazetarët e vjetër që hapën një portal mediatik siç është lapsi.al. Menjëherë pas tyre edhe gazetari Bledi Fevziu hapi portalin e tij opinion.al

Nuk janë vetëm këto dy portale të gazetarëve të vjetër në mediat shqiptare. Pas Fevziut, Artur Zheji, i cili ngeli i papunë, gjeti si zgjidhje hapjen e një portali, “360 gradë”.

Pak kohë më parë edhe Rudina Xhunga, hapi portalin dritare.net, pas largimit nga Top Channel dhe kalimit në Vizion +.

Nga të parat portale, pas Lapsit, është edhe me Newsboomb e Anila Bashës. Ajo vendosi të krijojë një portal online pas ndarjes nga Carlo Bolino dhe refuzimit nga Partia Socialiste për ta kandiduar si deputete. Një tjetër portal i fortë me audiencë të lartë është syri.net, i cili është hapur me mbështetjen e opozitës. Disa gazetarë të tjerë kanë hapur portalin Boldnews, ndërsa gazetari investigativ Habjon Hasani ka hapur pak më parë portalin Hashtag.al. Një tjetër portal i hapur së fundmi është edhe 27.al nga gazetari Enkel Demi. Beteja e portaleve vazhdon dhe tani pritet që edhe ndonjë gazetar i papunë të hapë portalin e tij mediatik./citynews

Please follow and like us: