Albspirit

Media/News/Publishing

37 shqiptarët e padëshiruar për Amerikën 

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka publikuar “listën e zezë” të personave të rrezikshëm për Amerikën nga e mbarë bota.

Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike.

“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë. Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.

Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:

Xhevat Ademi, Nuri Behxheti, Adil Gafurri, Idajet Beqiri, Tahir Dalipi, Haradin Bala, Gafurr Elshani, Sabit Gashi, Skënder Hebibi, Xhavit Hasani, Kastriot Haxhirexha, Xhemajl Hyseni, Izmet Kryeziu, Menduh Thaçi, Ton Marku, Xhavit Morina, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Rrustem Mustafa, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Daut Rexhepi, Sait Rushiti, Rexhep Selimi, Shaqir Shaqiri, Emrush Suma, Azem Syla, Sami Ukshini, komandant Sokoli, Shefit Xhaferi, Emrush Xhemajli, Muhamet Xhemajli, Avdyl Jakupi, Xhezair Shaqiri, Sami Lushtaku, Nevzat Halili dhe Ramiz Lladrovci.

Please follow and like us: