Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda ka një mesazh: Mos e politizo kombëtaren

juliiAktori i mirënjohur i humorit Julian Deda, i sapokthyer në Shqipëri pas një vizitë në SHBA, duket se është përballur në vend me diçka që nuk i ka pëlqyer aspak.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Julian Deda ka kërkuar që politika të mos privatizojë kombëtaren shqiptare, pasi sipas tij është e vetmja përfaqësuese që kemi.

Postimi i plotë i Julian Dedës:

Sot mbërrin në Rinas ekipi jonë kombëtar. Nuk më shqetëson fakti, që Kryeministri do dalë ti presë, por jam kundër privatizimit të kombëtares.

Shpresoj të mos përsëritet ajo që ndodhi kur u kualifikuam. Nuk mund ta kthesh festën në favorin tënd, sepse ky triumf nuk të përket vetëm ty, por në radhë të parë futbollistëve dhe tifozëve, të cilët meritojnë fjalët më të mira. Larg duart nga kombëtarja. Mos e politizo të vetmen gjë përfaqësuese që kemi..!”.

juilian-deda

Please follow and like us: