Albspirit

Media/News/Publishing

Në Prishtinë mbahet debat “Letërsia dhe nacionalizmi”

Në ambientet e Qendrës Multimedia në Prishtinë sot, me fillim nga ora 17:00, mbahet debati “Letërsia dhe nacionalizmi”, moderuar nga publicisti dhe shkrimtari Halil Matoshi, ku të ftuar janë edhe dy shkrimtarë.

Njëri është Bogdan Stanescu, autor nga Bukureshti i Rumanisë. Ai është shkrimtar i rezidencës letrare “Prishtina nuk ka lum” në Prishtinë. Është koordinator tash 11 vite i përmbledhjeve të përkthimeve letrare në Rumani (Biblioteca Polirom) dhe recensues i librit me një kolumne javore në revistën më të mirë letrare në Rumani. Ka shkruar kritika të letërsisë në 16 vitet e fundit.

E ftuar është edhe Belfjore Qose, po ashtu është autore e “Prishtina nuk ka lum” nga Shqipëria. Dr. Belfjore Qose punon lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Letërsisë, në Universitetin e Tiranës, ku ligjëron në disa prej kurseve mbi letërsinë botërore në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare.

Gjithashtu, ka pasur përvojë pune si lektore edhe pranë disa universiteteve të tjera, si ai “A. Moisiu”, Durrës dhe “Bedër” University, ku ka ligjëruar në lëndët Letërsi e Rilindjes, Teori Letërsie, Histori e Letërsisë Shqipe, Fonetikë e Gjuhës Shqipe, Shkrim Akademik etj. Më herët ajo ka punuar edhe si mësuese e Gjuhës shqipe dhe letërsisë, Historisë së Artit, Historisë së Teatrit, në disa prej gjimnazeve të Tiranës.

Rezidenca letrare “Prishtina nuk ka lum” ka filluar për herë të parë në vitin 2013 në mbështetje të TRADUKI dhe Goethe Institut. Këtë vit, Qendra Multimedia ka mirëpritur autorë nga Shqipëria, Rumania, Bulgaria dhe Gjermania.

Please follow and like us: