Albspirit

Media/News/Publishing

Numri i milionerëve arrin shifra rekord në Zvicër

zzzSipas një studimi të realizuar nga kompania këshillimore Capgemini, vetëm gjatë vitit të kaluar në Zvicër janë shtuar edhe 15 mijë milionerë të rinj.

“Klubi” i milionerëve të Zvicrës vijon të pasurohet me hapa galopante. Me këtë rritje, sot në Zvicër konsiderohet se jetojnë 385 mijë milionerë.

E gjithë pasuria në dollarë e milionerëve në botë kap shifrën prej 58.700 miliardë dollarë që shënon një rritje për 4 për qind në krahasim me një vit më parë.

Studimi bën me dije se rajoni i Azisë dhe Paqësorit për herë të parë ka tejkaluar Amerikën Veriore sa i takon numrit të milionerëve.

Please follow and like us: