Albspirit

Media/News/Publishing

Shaip Beqiri, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” 2016

Shkrimtari Shaip Beqiri është shpallur sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi.

Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar ‘Beqir Musliu’, në përbërje Nexhat Rexha, Albina Idrizi, Hasan Bunjaku, Ramadan Mehmeti e Sadete Tërnava Osmani, transmeton.

Kryetari Haziri, pasi mori komunikimin e jurisë profesionale, ku prezent ishte edhe kryetari i “Ars Clubit “Beqir Musliu, Sabit Rrustemi, ka uruar shkrimtarin Shaip Beqiri, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh në lëminë e letërsisë, derisa ka qenë miku më i ngushtë i shkrimtarit të famshëm gjilanas, Beqir Musliu.

LEXO:  Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme

“Madhështia e Beqir Musliut nuk është vetëm në libra, por madhështia e tij qëndron edhe në dashurinë dhe përkushtimin që pati gjithmonë për Gjilanin, për Kosovën dhe për kombin e tij. Por, pa dyshim Beqiri është përshkruesi më i mirë i Gjilanit në veprat e tij, përshkrim ky që shkon deri në perfeksion”, ka qenë vlerësimi i kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ideator i çmimit letrar “Beqir Musliu” është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për here të dhjetë nga Komuna e Gjilanit.

Përndryshe, shkrimtari Shaip Beqiri jeton dhe vepron në Zvicër, derisa ka qenë redaktor shumëvjeçar i kulturës në disa media të Kosovës.

Please follow and like us: