Albspirit

Media/News/Publishing

Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj çifti i parë shqiptar në recital në MC Gallery në New York

 Beqir Sina
Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj çifti i parë shqiptar në recital në MC Gallery në New York

Çifti Mehmedi – Tolaj, mbrëmë në New York, do të ngjiteshin në një skenë, muzikore ku janë ngjitur më parë edhe disa yje të mëdha të botës së muzikës. Dhe, pikërisht në atë skenë ku përpos performancave muzikore të huaja, ata do të prezantonin edhe muzikën e kristaltë shqipe.

BIG APPLE NYC : Më 25 qershor mbrëmjen e shtunë në MC Gallery në New York , shkruan në faqen e saj të internetit, kjo galeri, duke treguar se kishte mbetur shumë e kënaqur për të paraqitur para publikut njujorkez, recitalin e dy këngëtarëve të njohur shqiptar, nga Maqedonia, Besiana Mehmedi-mexosoprano dhe Shkodran Tolaj-tenor, në bashkëpunim me pianistin Andreja Naunov, i cili ka fituar disa çmime shtetërore në muzikë dhome dhe piano.

Çifti Mehmedi – Tolaj, në New York, do të ngjiteshin në një skenë, muzikore, ku janë ngjitur më parë edhe disa yje të mëdha të botës së muzikës. Dhe, pikërisht në atë skenë ku përpos performancave muzikore të huaja, ata do të prezantonin edhe muzikën e kristaltë shqipe.

Përkatësisht, në MC Gallery në New York , e cila është një nga galeritë më të njohura në metropolin botëror, e shquar për hapjen e ekspozitave të famshme, dhe recitaleve, e cila në sikron mbrëmë edhe nga bashkimi i artit vizuel të pikturave në sallonet e saj, dhe atij muzikor, kan krijuar një univers më të pasur kulturor, dhe kan na sjellë edhe disa nga perlat nga kriimtaria shqiptare dhe ajo autoktone e të githa trevave shqiptare.

Megjithse, ata erdhë për herë të parë në një koncert të përbashkët, në MC Gallery në New York, çifti simpatik Shkodran Tolaj-tenor dhe Besiana Mehmedi-mezosoprano, u gjendën përball një numëri jo të vogël, artëdashësish, artistë, muzikanë dhe këngëtar të njohur shqiptarë dhe amerikanë, përfshirë edhe diplomatët kosovar Konsullën e re të Përgjithshme të Kosovës, Teuta Sahatqiu, dhe diplomaten Albana Bylykbashi.

“Këngëtarët Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, përveç se sollën me një pompozitet e estetikë të lartë muzikore, disa pjesë të muzikës klasike, botërore, ata po me shumë sukses kanë arritur të na emocionojnë jashtëzakonisht më këngët me motivet autoktone shqiptare, që i interpretuan mbrëmë në skenën e MC Gallery në New York, në një mënyrë shumë të veçantë”, tha pas shfaqjes aktori tetovar Luan Bexheti, i cili e ndoqi live koncertin së bashku me bashkëshorten e tij, Rejhan Ismani-Bexheti.

Dyshja artistike, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, shkruan shtypi shqiptarë ka bërë emër në mbarë hapësirën shqiptare me përpunimin e këngëve autoktone shqiptare të cilat gjithnjë i kanë sjellur para publikut shqiptar me një profesionalizëm të rrallë.

Në programin e tyre më 25 qershor të shtunën në MC Gallery në New York , ata kishin të përfshirë vepra me kërkesa shumë të mëdha interpretuese duke dashur në këtë formë që artistët të tregojnë edhe nivelin e artit muzikor shqiptarë.

Artistë nga Kërçova, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, do të interpretonin për afro dy orë arie antike, arie të mëdha si Kavaradas nga “Toska” e Pucinit, Isabela nga “Ifigenia në Algjeri” Rosini, Paulina nga “Dama Pik” Cajkovski, Ulrika nga “Ballo me maska” Verdi. Sigurisht që nuk mungojnë pjesët e popullarizuara nga repertori botëror përfshirë: Habanerën nga Carmen, kenga napoletane “O sole mio”, kënga spanjolle “Granada” , “ Time to say goodbay” e shumë të tjera.

Pjesë e rëndësishme e koncertit të tyre ishin edhe këngët shqiptare përfshirë “ Hej ju male” nga “Skenderbeu” e kompozitorit Cesk Zadeja, kënga e popullatizuar e Musa Piperkut “Këngë moj” që vjen në një formë të padëgjuar derimë sot (piano-vokal), kënga e popullarizuar shkodrane e Prenk Jakovës “Margjelo”. I tërë koncerti u përcollë në piano nga Andrej Naunov-pianist i rregullt pranë Teatrit të Operës dhe Baletit në Maqedoni.

Besiana Mehmedi e ka bërë emrin e saj si një nga më të njohurat këngëtarët shqiptarë. Ajo është gjithashtu e njohur si një profesore të muzikës, një publiciste, gazetarene mediat , dhe prezantuese. Ajo ka marrë çmime muzikore të shumta, të cilat kan qenë të përfshirë në suksesin e saj në ri-prodhimin dhe ri-interpretimin e disa nga hitet popullore shqiptare.

Kurse, Shkodran Tolaj vjen nga muzika klasike, dhe është një këngëtarë shqiptare që ka kryer në muzikën gjermane dhe ka preformauar në skenë për më shumë se një dekadë. Eksperienca e tij i fundit ishte specializimi me artistin me famë botërore profesor i muzikës, meksikanin Francisco Araiza. Gjatë bashkëpunimit të tij me z Araiza, ,z. Tolaj ka interpretuar rolet e Puçinit.

Ndërkohë, pianisti maqedonas Andreja Naunov, ka fituar disa çmime shtetërore në muzikë dhome dhe piano. Ai realizojë shumë recitale në Maqedoni; si me Orkestrën Filharmonike të Maqedonisë dhe Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë., Dhe në të njëjtën kohë ai mori pjesë gjatë turneut kombëtar të muzikës klasike Simon Trpchevski.

Please follow and like us: