Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë që drejtojnë televizionet më të mëdha

Tri televizionet më të mëdha të vendit drejtohen në një pjesë të madhe nga gratë.

Në Digitalb, Top Channel, Klan TV, Tring TV, roli i femrave është i rëndësishëm. Në Top Channel, 4 femrat e familjes Hoxha zotërojnë nga 8% të aksioneve secila. Top Channel është televizioni më i madh (pa pagesë) në vend, sipas të ardhurave, me një qarkullim vjetor prej 1.6 miliardë lekësh në vitin 2014, duke u renditur i 12 në listën e kompanive me pronare mbi 30% femra. Të ardhurat e Top Channel ranë me 8% me bazë vjetore në 2014-n.

Në TV Klan, të dytin më të madh, 40% e aksioneve janë në pronësi të Alba Gina. Në vitin 2014, të ardhurat e Klan ishin 849 milionë lekë, me një rënie prej 10% me bazë vjetore. Në listën tonë, TV Klan është në vendin e 21-të. monitor.al

Ndërsa tre vëllezërit Dulaku janë pronarë të Vizion Plus, bashkëshorteve u kanë lënë në pronësi e menaxhim platformën me pagesë Tring Tv. E 44-a në listë, Tring TV është 100% në pronësi të Holta Dulaku me 33%, Melina Dulaku me 33% dhe Ridvana Dulaku me 34%. Tring TV kishte një qarkullim prej 469 milionë lekësh në 2014-n, me një rritje prej 27% me bazë vjetore.

Please follow and like us: