Albspirit

Media/News/Publishing

A do të ketë reformë në 21 korrik! Ambasadori Lu takon deputetët e PD-së

A do të ketë reformë në 21 korrik! Ambasadori Lu takon deputetët e PD-së

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu në kuadër të miratimit të reformës në sistemin e Drejtësisë ka planifikuar takime me disa nga deputetët e PD-së, që mund të cilësohen si më të lëkundur për të thyer urdhrin e Bashës duke hedhur pro votën e tyre.

News 24 raporton se Lu ka zhvilluar sot takime me disa deputetë të PD-së, për t’i kërkuar miratimin e kësaj reforme të rëndësishme. Edhe më herët përfaqësuesi i Presidentit Barack Obama në Tiranë, u ka bërë thirrje deputetëve të marrin përgjegjësi individuale dhe të votojnë pro reformimit të drejtësisë.

Takimet e Lu-së me deputetët demokratë do të vazhdojnë deri më 21 korrik, kur është planifikuar të hidhet në votim miratimi i reformës në drejtësi.

Basha nga ana tjetër ka deklaruar më parë se në qoftë se edhe një deputet i vetëm i kësaj force politike voton pro reformës në Kuvend, atëherë opozita do të shkrihet.
Please follow and like us: