Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: BREXIT


Ndodhi ajo që mbështetësit e një Europe të Bashkuar nuk e dëshironin! Fitorja e BREXIT sot është një ogur i keq së pari për ëndrrën e një kontinenti të bashkuar dhe së dyti krijimin e një situate pasigurie financiare dhe politike.

Përse ndodhi BREXIT?

Duke lënë me një anë historinë e vështirë mes Britanisë dhe BE-së. Vota në referendum dëshmoi, se ishte një votë zhgënjimi e moshës së tretë, të varfërve dhe punëtorëve që jetojnë jashtë Londrës apo qyteteve të mëdha, kundër establishmentit dhe efekteve të globalizmit si dhe emigracionit.

Ajo çfarë do të sjellë ky referendum do të ndjehet për një kohëshumë të gjatë, së pari sepse kryeministri Cameron ka dhënë doreheqjen duke deklaruar se nuk do të angazhohet nëdiskutimin me BE sa i takon artikullit 50 që lidhet me daljen prej saj. Kështu në Tetor të këtij viti Partia Konservatore duhet të zgjedhë liderin e saj të ri dhe gjithashtu kryeministrin e ri të vendit që do të angazhohet me debatin mbi daljen nga BE, pra zbatimin e artikullit 50. Kjo marrëveshje, pra dalja nga BE, mund të zyrtarizohet minimalisht në fund të 2 viteve, por mos harrojmë që edhe BE do të luajë gurët e saj për tëdëshmuar një unitet përballë kësaj sfide. Ajo ka kërkuar që sot përshpejtimin e aplikimit të artikullit 50 nga Britania.

Një tjetër rrezik i BREXIT, që natyrisht ndikon, është jo vetëm problemi i forcave ekstreme nacionaliste por edhe vetëndarja e Mbretërisë së Bashkuar. Nicola Sturgeon, kryetarja e Partisë Nacionaliste Skoceze, ka deklaruar përpara disa çastesh se po rishikon mundësinë për një referendum tjetër tëSkocisë. Kjo kërkesë e saj do të argumentohet si pasojë e votave që skocezët kanë dhënë pro qëndrimit në BE sikundër edhe Irlanda e Veriut dha të njëjtën votë dhe mund të kërkojëlargimin. Në Belfast, Martin McGuiness, ka kërkuar një referendum për bashkimin e Irlandave në një të vetme.

Forcat e ekstrimit të djathtë në vende të ndryshme të Evropës kanë nisur një rrugëtim për të ndjekur Britaninë në daljen nga BE. Në pak fjalë, duket se stabiliteti politik i BE është i minuar përballë kësaj humbjeje.

Në aspektin financiar, tregjet globale kanë pësuar një rënie kurse vetë bursa e Anglisë ka pësuar rënien më të madhe në30 vitet e fundit. FTSE që është edhe portofoli më i rëndësishëm në London Stock Exchange ka pësuar një rënie me 8.7 pc duke qenë më ulët se sa falimentimi i LehmanBrothers në SHBA gjatë krizës. Europa gjithashtu ka humbur një anëtar me peshë duke qenë se Anglia kishte një peshë tëkonsiderueshme sa i takon GDP-së së saj në BE.

Sa i takon Shqipërisë një lajm i tillë është një goditje e rëndëjo vetëm për shpresën e një Europe të bashkuar në kërkim tëprosperitetit të përbashkët. Por mbi të gjitha edhe si njëmundësi për të qenë pjesëtarë në një federatë të përbashkët ku ndasitë nuk do të ishin problemi por forca për të na çuar përpara.

Dukshëm Brukseli tanimë do të jetë i angazhuar për të zbutur gjithnjë e më shumë forcat nacionaliste që duan shpërbërjen e tij. Procesi i integrimit do të vështirësohet dhe nuk do jetë mëvëmendja e disa viteve më përpara duke qenë se “pasiguria është armiku i rritjes”.

Nga ana financiare, BREXIT do të ndikojë drejtë për drejtë nëxhepat e shqiptarëve të cilët kanë familjarë të tyre në Britani. Rënia e sterlinës angleze do të sjellë edhe rënien e remitancave që për një ekonomi të pastrukturuar si e jona do të përkthehet në më pak para për shqiptarët. Ky është impaktikryesor në vendin tonë, duke qenë se investimet angleze nëvendin tonë janë thuajse inekzistente.

Në fund, dëshiroj të shohim dhe pak dritë në fund të tunelit. Siç edhe kryeministri David Cameron u shpreh në fjalimin e tij; Britania dëshmoi se është një vend me demokracinë më funksionale. Kryeministri premtoi për një referendum, premtim të cilin e mbajti dhe pasi populli foli ai nuk mbajti mëri ndaj tij. Pranoi zgjedhjen dhe u largua nga posti duke dëshmuar se demokracia nuk është çështje fjalimesh por mbi të gjitha veprimesh.

Kohët janë të vështira por shpresoj që BE por edhe Britania të gjejnë forcat për t’u përballur me problemet që shtynë në këtë ditë që shumë pak prej nesh e besonin disa vite më parë.

Please follow and like us: