Albspirit

Media/News/Publishing

Lubonja-ambasadorit Lu: Ku i gjeti Rama 80 mijë USD për foton me Obamën?

 


Lubonja-ambasadorit Lu: Ku i gjeti Rama 80 mijë USD për foton me Obamën?

Lajmi se një shqiptaro-amerikan ka pranuar se ka paguar 80 mijë dollarë për një foto të Kryeministrit Edi Rama me Presidentit e SHBA-ve, Barak Obama në vitin 2012, ka shkaktuar jo pak reagime. Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim në Facebook i drejtohet ambasadorit amerikan dhe shqiptarëve. Duke marrë shkas nga ky lajm i botuar në median amerikane, Lubonja thotë se drejtësia nuk mund t’i jepet në dorë një njeriu që ka konflikt me vetë drejtësinë e Shqipërisë dhe atë të SHBA.

Madje ai shton se Rama duhet të vihet nën hetim, se ku i ka gjetur 80 mijë dollarët që pagoi për foton.

Postimi i plotë i Fatos Lubonjës;

“Për shqiptarët dhe Donald Lu!

A do ta kuptojnë më në fund shqiptarët se me paret e krimit shqiptar mund të (keq)përdoren edhe amerikanët, deri presidenti i SHBA, prandaj shpresën për drejtësi duhet ta mbështesin tek lufta e tyre e përditshme për dinjitet dhe ndershmëri dhe jo tek të huajt?

Po Donald Lu, a do të reflektojë më në fund, sadopak, se nuk mund t’i jepet drejtësia në dorë një njeriu që, qoftë edhe vetëm për këtë akt, është në konflikt me drejtësinë – sepse duhet të shpallet nën hetim nga Prokuroria shqiptare për burimin e 80 mijë $, dhe “persona non grata” në SHBA për shkelje të ligjeve amerikane?”.

http://www.kohajone.com/2016/06/30/skandali-edi-rama-pagoi-80-mije-dollare-per-nje-foto-me-obamen/

Please follow and like us: