Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, i riu qëllohet në kokë me pistoletë dhe grabitet

Një i ri është grabitur pasi është goditur me pistoletë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberish, Tiranë.
Burime e policisë Vendore bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. I riu me inicialet J. K., është ndjekur dhe qëlluar me qytën e pistoletës në kokë. Pas kësaj, personat ende të paidentifikuar, e kanë grabitur të riun, duke i marrë telefonin dhe një varëse floriri që kishte në qafë.
Pas sulmit fizik, 22-vjeçari me inicialet J. K., është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa burime nga policia thanë se janë duke punuar për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.
Please follow and like us: