Albspirit

Media/News/Publishing

Babai i gruas që u ngacmua nga Shyqriu: Kemi krushqi me Çobon

Babai i 32 –vjeçares Irma T, që denoncoi gjyqtarin Shyqyri Çobo për ngacmim seksual, shprehet i tronditur nga kjo ngjarje. Ai thotë se vajza nuk u kishte treguar për ngacmimet, por pohon se kishte vënë re që ajo kishte qenë e shqetësuar. Por tronditja vjen nga fakti se me gjyqtarin Çobo familja e tij ka krushqi. “Vazjën e shihnim të shqetësuar kur vinte në shtëpi, pasi kishte mbaruar seanca gjyqësore. Disa herë e kisha pyetur, por jao ngurronte të më shpjegonte përse rrinte e mërzitur. Duke e ditur se ne jemi krushqinj me gjyqtarin, nuk na vinte mendja që ai do t’i kryente këto veprime. Nuk na shkonte kurrë në mendje se ai do të ishte aq i lig sa të ngacmonte vajzën tonë” thotë Ylmi T. për gazetën Panorama. Vajza e tij e denoncoi gjyqtarin dhe me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin e tij nga detyra. Ai kishte nisur kontaktet me 33 –vjeçaren në kohën kur ajo i ishte drejtuar gjykatës për divorcin.

Please follow and like us: