Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PD-së vetëofrohet tek ambasadori amerikan për reformën në drejtësi

Deputeti i PD-së, Astrit Veliaj është vetëpropozuar për një takim me ambasadorin amerikan, në një kohë që ky po kërkon vota të opozitës për reformën në drejtësi. Në një intervistë për Javanews, Astrit Veliaj thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së ambasadorit.

“Jam i hapur për të diskutuar për çdo problematikë. Nëse do të më ftojë natyrisht që do i përgigjem pozitivisht ftesës së ambasadorit”, u shpreh Veliaj për Javanews.

Sipas tij, është e rëndësishme të gjendet një kompromis midis palëve që Reforma të kalojë me konsensus në Kuvend, pa hyrë në përpjekje për të krijuar grupe deputetësh për të votuar Reformën jashtë qëndrimeve që ka grupi parlamentarë i PD-së.

“Dua të jemi i qartë. PD-ja përfaqëson qytetarë dhe kategori interesash, të cilat nuk bien dakord me politikat e qeverisë. Nga kontaktet që ne kemi është krijuar përshtypja se vota pro Reformës është një votë pro Ramës. Nuk jam i prirur që ta identifikoj në këtë mënyrë. Por natyrisht këmbëngul që të gjendet një kompromis dhe mazhoranca të pranojë konsensusin për nenin 88, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni i Venecias. Edhe unë si deputet jam në një linjë me qëndrimin e PD-së. Këto këndvështrime do tja shpreh edhe ambasadorit Lu, nëse ai do të kërkojë të takohet me mua si deputet”, u shpreh Veliaj për Javaneës.

Ambasadori amerikan fajësoi Lulzim Bashën për mungesën e konsensusit me mazhorancën. Në një deklaratë pak ditë më parë, Donald Lu u bëri “thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme”. “Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur!” ishte thirrja e Lu për deputetët e opozitës, duke nxitur kësisoj rrjedhjen e votave nga Partia Demokratike.

Please follow and like us: