Albspirit

Media/News/Publishing

Euro 2016/ Uells – Belgjikë, luhet për një vend në gjysëm-finale

Euro 2016/ Uells – Belgjikë, luhet për një vend në gjysëm-finale (Formacionet dhe Statistika)

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë e fazës së çerek-finaleve të Kampionatit Europian mdis Uellsit dhe Belgjikës. Kjo e fundit vjen më e favorizuar pas paraqitjes së fundit kundër Hungarisë, por edhe nga përbërja e grupit. Nga ana tjetër, Uellsi duhet të shpresojë tek një super Gareth Bale, për të tërhequr skuadrën. Fituesja e kësaj sfide do të përballet me Portugalinë në gjysëm-finale.

Formacionet

Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Ëilliams, Davies, Taylor; Allen, Ledley; Ramsey, Bale; Robson-Kanu.

Belgjika: Courtois; Meunier, Alderëeireld, Ciman/Denayer, J Lukaku; Ëitsel, Nainggolan; Mertens/Carrasco, De Bruyne, Hazard; R Lukaku.

Statistika

-Belgjika dhe Uellsi janë ndeshur 12 hetrë me njëri tjetrin, nga ku 5 ndeshje janë fituar nga Belgët, 4 nga Uellsi dhe 3 kanë përfunduar në barazim.

-Uellsi nuk ka arritur asnjëherë të shkojë në fazën e gjysëm-finaleve të Kampionatit Europian. Gareth Bale është lojtari që ka shënuar më shumë për Uellsin në fazën e eliminatoreve. Nga 11 golat e Uellsit, ai ka shënuar 7.

-Kjo është hera e parë për Belgjikën që kualifikohet në një Kampionat Europian, pa llogaritur Euro 2000 kur ajo ishte pritëse.

-Fitorja kundër Hungarisë, e fut Belgjikën në librin e rekordeve si një nga skuadrat që ka fituar me rezultatin më të thellë pas fazës së grupeve.

Please follow and like us: