Albspirit

Media/News/Publishing

Miss Shqipëria 2016, në 4 korrik në Lezhë

Miss Shqipëria 2016, në 4 korrik në Lezhë

Një histori, një kala, një miss

Spektakli i bukurisë Miss Shqipëria ka mbërritur në edicionin e tij të 18-të.

Pas një turi disa javor, ku bukuroshet pretendente për kurorën, kanë prekur thuajse çdo destinacion ku Miss Shqipëria ka shtegtuar ndër vite, si Berati, Durrësi, Butrinti, Kruja, Pogradeci etj, mbërrin në detinacionin final, në pedonalen e Lezhës, në mbrëmjen finale të katër korrikut, në një transmetim të drejtpërdrejtë në platformën Digitalb, në kanalin T hd.

Gara e përvitshme, në një skenë madhështore, të ndërtuar enkas për këtë mbrëmje, do të moderohet nga gazetari Enkel Demi, me pjesëmarrjen e Rozana Radit, si edhe të ftuar të tjerë, midis të cilëve Eneda Tarifa, Altin Goci, Devis Xherahu, Filloreta Raçi, si edhe këngëtarja nga Maqedonia, Kaliopi.

Miss Shqipëria, e cila zhvillohet çdo vit në të njëjtën periudhë,  është tashmë një traditë e krijuar që alternon, bukuritë e natyrës, trashëgiminë kulturore, historinë e arkeologjinë dhe energjinë e vajzave plot ëndrra.

Please follow and like us: