Albspirit

Media/News/Publishing

Rama mbron projektin e stadiumit me kullë: Kështu është edhe stadiumi i Bazelit

Kryeministri Rama mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtare të Restaurimeve, ku foli për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar. Gjatë fjalës së tij ai mbrojti sërish projektin dhe kullën krah stadiumit, për të cilën është kritikuar gjerësisht në media dhe nga opozita gjithashtu.

Rama solli në vëmendje stadiumin e Bazelit, për të cilin tha se edhe kjo vepër e inaguruar para ca kohësh ka në krah si pjesë të strukturës një superkullë.

“Para pak javësh ose muajsh, u inaugurua stadiumi i Bazelit, me një tjetër strukturë fantastike, me një superkullë në krah si pjesë e strukturës. Kjo është një tjetër përgjigje, se janë shumë përgjigje të mundshme, për stadiumet që kanë brenda trupit të tyre kulla, për të gjithë ata shakaxhinjtë e përparimit që nuk lexojnë, nuk studiojnë, nuk dinë, nuk kuptojnë dhe nisen vetëm nga paragjykime apo gjykime parafabrikate për të sulmuar çdo gjë të re që bëhet këtu. Po nuk ka pikë rëndësie kjo, ne do të vazhdojmë punën siç kemi vazhduar nuk do të shohim dhe nuk do të dëgjojmë as majtas as djathtas, do të ecim drejtë dhe do ta ndërtojmë stadiumin me krenarinë e madhe që po bëjmë diçka me rëndësi të mëdha dhe lartësinë e asaj që bëri kombëtarja për të gjithë ne”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se për ndërtimin e stadiumit nuk do të shpenzohet para nga buxheti i shtetit dhe se kjo formë e bashkëpunimit me privatin do të ndiqet edhe për ndërtimin e stadiumeve të tjera në vend.

Please follow and like us: