Albspirit

Media/News/Publishing

Avionët turq shkatërrojnë 27 objektiva të PKK-së në veri të Irakut

Në një operacion ajror në veri të Irakut avionët e ushtrisë turke kanë shkatërruar 27 objektiva (depo armatimesh dhe vendstrehime) të organizatës terroriste PKK.

 

Avionët turq shkatërrojnë 27 objektiva të PKK-së në veri të Irakut

Avionë të Forcave Ajrore Turke (FAT) kanë kryer një operacion ajror kundër objektivave të organizatës terroriste PKK në zonat Zap dhe Gara në veri të Irakut. Në këtë operacion janë asgjësuar 27 objektiva të terroristëve.

Në faqen e internetit, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka publikuar përmes një komunikate rezultatet e vlerësimit në kohë reale të një informacioni mbi operacionin ajror të kryer të premten në mbrëmje.

Në komunikatë thuhet se ditën e premte rreth orës 21:58 – 23:46 janë goditur dhe shkatërruar 27 objektiva të PKK në rajonet Zap dhe Gara (në veri të Irakut). Operacioni ajror është ndërmarrë pas vlerësimit të një informacioni të dhënë nga shërbimet sekrete turke.

Avionët e ushtrisë turke kanë shkatërruar 27 objektiva të përcaktuara më herët në terren. Në mesin e tyre ka pasur depo armatimesh dhe vendstrehime të terroristëve të PKK. Pas operacionit gjuajtësit turq janë kthyer me sukses në bazat e nisjes.

Nga ana tjetër një grup terroristësh të PKK-së janë dorëzuar tek forcat e sigurisë në provincën Mush, në juglindje të vendit.

Please follow and like us: