Albspirit

Media/News/Publishing

Çavusoglu: Takimi me Lavrov shumë konstruktiv dhe pozitiv

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) realizoi  në Soçi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

 

Çavusoglu: Takimi me Lavrov shumë konstruktiv dhe pozitiv

Takimi Çavushollu-Lavorv u mbajt në qytetin Soçi të Rusisë, ku mbahet ministeriali i 34-t i Organizatës së Bashkëpunimit të Detit të Zi (BSEC).

Kjo është vizita e parë që shefi i diplomacisë turke Çavushollu realizon në këtë vend pas krizës së avionit (24 nëntor 2015) me Rusinë. Në deklaratat që bëri para takimit Çavushollu e falënderoi Lavrovin për pritjen e ngrohtë dhe ftesën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, një takim i rëndësishëm në aspektin e kohezionit.

Çavushollu duke iu referuar bisedës telefonike mes Erdoanit dhe Putinit, bisedë e cila u realizua pas letrës që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i kishte dërguar Kryetarit të Shtetit Vladimir Putin me rastin e ditës kombëtare të Rusisë, tha: “takimi ishte shumë konstruktiv dhe pozitiv. Edhe neve na është dhënë direktiva për të ndjekur çështjet e trajtuara në takim për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ti ngritur ato në nivelin e dëshiruar”.

Kurse Lavrov e falënderoi Çavushollunë për pjesëmarrjen ne ministerialin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Lavrov tha se ky takim do të krijojë mundësi për mbajtjen e takimeve dypalëshe mes palëve, duke shtuar se në takim (me Çavusollunë) do të trajtojnë hapat praktikë për normalizimin e marrëdhënieve në kontekstin e mesazhit të Presidentit Erdoan drejtuar Presidentit Putin dhe të bisedës telefonike të realizuar mes dy liderëve.

Më pas Çavushollu mori pjesë në Ministerialin e 34-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, ku në fjalën që mbajti këtu tha se kjo organizatë është e rëndësishme në aspektin e ndërtimit të urave ndërmjet Evropës dhe Azisë.

Kjo organizatë lindi si një përgjigje e rajonit përballë vështirësive në fillim të viteve 90-të.

“Bota sot nuk ajo e viteve 90-të. Edhe problemet globale dhe rajonale janë të ndryshme. Disponojmë mjete dhe opsione të ndryshme për ti përdorur në të njëjtën kohë. Kjo organizatë duhet të fokusohet më shumë në bashkëpunimet rezultat-dhënëse. Dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një procesi të gjithanshëm reformues, u shpreh Çavusoglu.

Në këtë kuadër, vijoi Çavushollu ne (Turqia) mbështesim plotësisht propozimet e paraqitura nga Sekretariati i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) për reformë, dhe kjo paketë reforme duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Ndërsa Lavrov në fjalën e hapjes së Ministerialit tha se organizata (BSEC) ka dhënë kontributin e saj në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Viktor Tvircun i përcolli ngushëllimet ministrit të Jashtëm Çavusollu dhe popullit turk për sulmin terrorit në aeroportin “Ataturku” të Stambollit.

Në ministerialin e organizuar nga Lavrov u trajtuan edhe temat të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik në rajon dhe që janë pjesë e agjendës së organizatës (BSEC).

Please follow and like us: